Report Tv - Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” këngëtares Eleni Foureira: Je frymëzim për të rinjtë
  • 6 years ago
Pas performancës së shkëlqyer mbrëmjen e dy ditëve më parë në sheshin ?Skënderbej?, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dje këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Pasi e falenderoi spektaklin që u ofroi qytetarëve të Tiranës me muzikën e saj, Veliaj i dorëzoi Elenit ?Çelësin e Tiranës?, në shenjë mirënjohje për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë.

??Çelësi i Tiranës? është për njerëz shumë, shumë të veçantë, një mënyrë për të treguar se për miqtë tanë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura. Ti je pjesë e familjes tonë dhe ne jemi shumë krenarë për atë çka ti bën, jo vetëm si artiste e madhe, por njëkohësisht si njeri shumë i mirë?, tha Veliaj.

Këngëtarja Foureira u shpreh e lumtur për këtë vlerësim, ndërsa theksoi se ndihej krenare që ishte shqiptare.

?Faleminderit shumë! Jam shumë e lumtur, pasi gjithmonë jam ndierë krenare për faktin e të qenit shqiptare dhe jam shumë e lumtur dhe krenare që ndihem kështu. Shumë faleminderit për këtë. Gjyshja ime që ndodhet tani në Vlorë, do ndihet shumë e lumtur! Edhe unë jam shumë e lumtur që ju kam bërë krenarë dhe gjithmonë do mundohem t'ju bëj ju (Shqipërinë), Greqinë dhe Qipron, të 3 vendet e mia, krenarë?, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu edhe solidaritetin e Tiranës me popullin grek për fatkeqësinë që përfshiu Athinën me zjarret dhe informoi Elenin me vendimin më të fundit të Këshillit Bashkiak, për t?i ofruar ndihmë financiare për tejkalimin e situatës.
Recommended