Ora News - Vlahutin “mesazhe” nga Thethi: Pronësia, rruga dhe energjia kërkojnë zgjidhje urgjente
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, gjatë një vizite në Theth, pati një takim për rreth 90 minuta me banorët e zonës turistike ku u njoh me problematikat kryesore që pengojnë zhvillimin. Përmes Ora News që e ndoqi deri në Alpe, Ambasadorja përcjell mesazhe të forta për qeverinë, ku kërkon zgjidhjen urgjente të çështjes së pronës, rrugës dhe energjisë, si tre problematikat që pengojnë zhvillimin e turizmin e turizmit. E pyetur nga gazetari Ora News për luftën kundër kultivimit të kanabisit, diplomatja tha se është punuar fort dhe ka rezultate pozitive.

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, në fund të mandatit në Shqipëri u ka dhënë një tjetër shembull krerëve të institucioneve qëndrore e lokale për trajtimin e problematikave të qytetarëve kudo qofshin.
E ngjitur në Theth për t'iu gëzuar bukurive natyrore, diplomatja pati një takim me banorët e zonës turistike, ku për më shumë se 1 orë e 30 minuta, larg vëmendjes së medias u njoh me shqetësimet e këtij komuniteti.

Mungesa e çertifikatave të pronësisë, rruga e amortizuar nga Qafa e Thores në brendësi të fshatit dhe mungesa e energjisë elektrike, ishin tre hallet kryesore që banorët e Thethit ndanë me Ambasadoren e BE.

Pas takimit, Ambasadorja përcolli mesazhe direkte për qeverinë, përmes kameras së Ora News që e ndoqi deri në Alpe.

Zgjidhja e çështjes së pronës në Theth, për Ambasadoren është çështje urgjente.

Romana Vlahutin: ?Roli i shtetit është thelbesor, këtë diskutuam edhe me banorët. Kryesorja dhe gjëja e parë që duhet zgjidhur, pasi ka mjaft sensitet është çeshtja e pronësisë. Që në hapat e parë kur parlamenti miratoi vite më parë ligjin 7501, banorët këtu ishin kundër dhe refuzuan ta zbatojnë. Kjo pasi ata dijnë kufijtë e tokave të të parëve, pra e kanë të qartë kush, si dhe me kë janë fqinj. Eshtë emergjente kjo zgjidhje sepse ata nuk mund të përfitojnë nga asnjë grant i BE-së, si psh fondet IPARD. Por kjo është e rëndësishme edhe për investitorët që duan të vijnë këtu, pasi pa çertifikatë pronësie nuk mund të bësh asgjë?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlahutin-mesazhe-nga-thethi-pronesia-rruga-dhe-energjia-kerkojne-zgjidhje-urgjente
Recommended