Report TV - Shpërthen Dashamir Shehi: Këtu bëjmë të gjithë si Shekspirë e Hamletë
  • 6 years ago
Deputeti demokrat Dashamir Shehi, në vijim të diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, ka folur sërish për çështjen e Teatrit. Shehi ka folur edhe për koncesionet dhe ekonominë. Ai ka thënë se qeveria shqiptare s?ka para për ujësjellësa dhe rubineta, por ka para për pallate nga 200 milionë euro.

Koncesionin e Rapiscan do ta mbyllja unë i pari, por ju jo vetëm që nuk e mbyllet por 10 fishuat abuzimet. Ka 100 të meta se si po funksionojnë koncensionet.

Do t?i kisha mbyllur të gjitha koncesionet. Këto koncesione e kanë futur Shqipërinë në borxhe për 10 vite.

Kot jemi ankuar për Rrugën e Kombit, shikoni shifrat për rrugët që po ndërtohen, për stadiumin dhe teatrin, ilaçet dhe spitalet.

Nuk ka asnjë garë të hapur. Në sebep të atyre të mëparshme janë 100-fishuar vjedhje. Bëjmë të gjithë si Shekspirë e Hamletë.

S?ka asnjë budalla në këtë sallë dhe jashtë saj që nuk nënkupton që Rama ka 20 vjet që ia ka vënë syrin asaj copë toke.

Shikoni shëmtinë e stadiumit, është një markatë që ka edhe një fushë futbolli. Kjo është vjedhje e pastër. Ju po e votoni, i jepni konjukturë, e quani moderne.
Recommended