Ora News - Shqipëri-Mali i Zi mbledhin qeveritë, Rama: Më shumë punë për shkëmbimet tregtare
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria dhe Mali i Zi mblodhën sot në Shkodër dy qeveritë përkatëse. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, por tha se shkëmbimet tregtare nuk janë në shifrat të kënaqshme, pasi nuk reflektojnë afërsinë mes dy vendeve.

Rama: Sot edhe më skeptikët mund ta shohin se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka kontribuar në forcimin e stabilitetit të rajonit.

I dashur Dushko më vjen mirë që jemi bashkë këtu, për mundësinë që ky format na jep për të thelluar bashkëpunimin dhe konkretizuar aspekte të shumta shumë të rëndësishme të këtij bashkëpunimi dhe për të forcuar më tutje marrëdhëniet shqiptaro-malazeze si marrëdhënie të një rëndësie të veçantë.

Kur jemi takuar në Podgoricë në prill të vitit të kaluar ne së bashku theksuam rëndësinë e zhvillimit të potencialeve të mëdha të brezit ndërkufitar që Shqipëria dhe Mali i Zi ndajnë. Është një fashë e begadë që lidhe vendet dhe fatet tona. Nuk është vetëm gjeografia e përbashkët, por edhe trashëgimia jonë që ne e ndjejme për detyrë të ruajmë si një model të bashkëpunimit ndërkoufitar, pse jo edhe për gjithë rajonin.

Do hapen pika të reja kufitare

Sot jemi më të ndërlidhur se asnjëherë më parë, por jemi edhe të vetëdijshëm se ka potenciale të pashfrytëzuara. Është koha ti adresojmë këto potenciale dhe të përfitojmë nga shkëmbimi i ideve dhe bashkimi i forcave mes nesh. Duke filluar jo vetëm nga hapja e pikave të reja kufitare që përbën jo vetëm një sukses të përgatitur të këtij takimi, por edhe një bazë më të gjerë, duke vazhduar me shfrytëzimin e vlerave të mëdha ekonomike dhe turistike që mbart e gjithë zona që bashkëndajmë. Duke ndjekur edhe shembullin tuaj të turizmit, që është një shembull i shkëlqyer për ne dhe duke komunikuar me investitorrë që janë të pranishëm në bregdetin tuaj e kemi dëgjuar nevojën për tu zgjeruar me investime edhe në anën tonë të kufirit dhe për të ndërlidhur më shumë kapacitetet qeveritare, bashkiake, ekonomike dhe natyrore të dy vendeve.

Të gjithëve ne na është dhënë rasti të konstatojmë se në fakt jemi në një hapësirë që gjithmonë është përjetuar si hapësirë ndërveprimi dhe nuk është e rrallqë të dëgjosh gjuhën malazeze në restornate apo zona turistike.

Shkëmbimet tregtare nuk janë të kënaqshme

Kemi shumë për të bërë kur vjen puna tek nxitja e shkëmbimeve tona tregtare që duhet ta pranojmë nuk janë sot në shifra të atilla që mund të reflektojnë këtë afërsi, gjithë këtë ndërvperim mes njerëzve të zakonshëm dhe këtë potencial mes nesh. Lëvizshmëria e produkteve, certifikimi i tyre, prania e balancuar e investimeve janë pika ku ne mund të bëjmë shumë më tepër.

Negociatat, Markoviç: Ofrojmë përvojën tonë

Markoviç: Kam dëshirë ta uroj Shqipërinë për vendimin e BE që të caktojë datën për fillimin e negociatave me një bindje të thellë se do të vazhdojë me frymëzim të njëjtë procesin e reformave gjithëpërfshirëse dhe të përvetësimit të standardeve europiane. Në lidhje me këtë kam dëshi...
Recommended