Marrëveshja për Teatrin e ri, Arben Derhemi flet për Report Tv: Do këmbëngul që të bëhet më e mira
  • 6 years ago
Aktori i njohur, Arben Derhemi, ka deklaruar në një lidhje telefonike për Report Tv se do të vazhdojë të këmbëngulë që të bëhet më e mira për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Derhemi foli për Report Tv menjëherë sapo kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë se është arritur marrëveshja me aktorët dhe do të nisin negociatat për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Po negociojmë me Veliajn për teatrin. Ka ca që mendojnë për të mirën e çështjes, ka ca tjerë që marrin porosi dhe bëjnë servilin. Unë do arrij që të bëhet më e mira për këtë çështje, do vazhdoj të këmbëngul. Ka ende disa pika, për të cilat nuk jemi dakord.
Recommended