Dedja: Ligji i vetting-ut, me i ashpri ne Europe
  • 6 years ago
Vetëm pak ditë pasi kaloi me sukses në filtrat e vetting-ut, kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja thotë se ky ligj është nga më të ashprit i Europës dhe për shkak të procedurave që ndiqen është shumë e vështirë për ta kaluar.

?Ky ligj që është bërë duke përfshirë Kushtetutën dhe ligjin e vetting-ut është një nga ligjet më të ashpra përsa i përket kësaj fushe dhe procedura që ndiqet është jashtëzakonisht e vështirë dhe unë do të përdor një shprehje, ?të kalosh vetting-un në Shqipërë në këto kushte është njëlloj sikur të kapërcesh varrin për së gjati, thonë shqiptarët?.

Duke iu referuar ngërçit ku është futur Gjykata Kushtetuese për shkak të mungesës së 6 gjyqtarëve, Dedja tha se cila është rruga e vetme e zgjidhjes.

?Tashmë pritet të funksionojë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe të paraqesë organet të emërtesës për të bërë emërtimet e tyre. Siç e dini një pjesë e Këshillit janë në proces të vetting-ut. Unë nuk mendoj se ka ndonjë zgjidhje të tjerë më të shpejtë?.

Aktualisht Gjykata Kushtetueses ka mbetur me vetëm tre anëtarë, një nga të cilët me mandat të përfunduar, ndërsa një tjetër në pritje për t?u thirrur në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Tv Klan
Recommended