Sheshi “Skënderbej”, një projekt mahnitës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sheshi ?Skënderbej?, mori dje në Barcelonë çmimin Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018, duke triumfuar mes 279 projekteve nga 32 vende në konkurrim. Çmimi u dha nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore e Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë. Anëtarët e kësaj jurie ndërkombëtare kanë dhënë vlerësimet  e tyre për sheshin ?Skënderbej?.
Hans Ibelings, anëtar i jurisë, tha se sheshi ?Skënderbej? ishte një nga kandidaturat më emocionuese të këtij viti.
Edhe Anëtari tjetër Peter Cachola i Muzeut të Arkitekturës në Frankfurt, e vlerësoi sheshin si një projekt mahnitës, tronditës dhe njëkohësisht shumë të guximshëm.
Ndërsa Matevez Celik, i Muzeut të Arkitekturës dhe Dizajnit në Lubjanë, veçoi elementin kombëtar të Sheshit ?Skëndërbej?Marrjen e çmimit e ka përshëndetur në Facebook edhe kryeministri Rama, i cili postoi videon me fjalët e kritikëve të jurisë.
Recommended