Ora News - Rinisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, devijohet trafiku në Maminas
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mëngjesin e së hënës rinisin punimet përgjatë autostradës Tiranë ?Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe policia e qarkullimit Rrugor bëjnë me dije se trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Maminasit dhe parashikohet që punimet në këtë segment të përfundojnë të enjten.

Riparimi i autostradës Tiranë-Durrës do të rinis të hënën në orën 6 të mëngjesit ndërsa trafiku do të devijohet në segmentin Maminas ?Sukth. Ky është segmenti i tretë ku po ndërhyhet për të rregulluar pjesët e dëmtuara ndërsa ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze të sinjalistikës provizore.

Të gjitha automjetet që do të udhëtojnë nga Tirana në Durrës do të duhet të devijojnë trafikun në kryqëzimin e Maminasit në drejtim të rrugës dytësore. Qytetarët që do të lëvizin nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit (Lalëzit) të Autostradës dhe të vazhdojë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.

Ndërkohë autoritetet këshillojnë që mjetet e transportit të rëndë që udhëtojnë nga Fushë Kruja në drejtim të Durrësit të kthehen në rrugën dytësore në Vorë duke përdorur nënkalimin e rrugës së re. Ndërhyrja në këtë segment parashikohet të zgjasë deri të enjten. I gjithë riparimi i autostradës parashikohet të përfundojë në fund të muajit qershor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rinisin-punimet-ne-autostraden-tirane-durres-devijohet-trafiku-ne-maminas
Recommended