Rama në Panairin e Punës në Durrës: Me rritjen e përmirësimit do të rriten edhe rrogat
  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej dy ditësh në Durrës, ai është ndalur në Panairin e Punës në sheshin ?Liria? të qytetit.

I shoqëruar nga prefekti i qarkut Roland Nasto, Milva Ekonomi dhe përfaqësues të tjerë të PS, kryeministri Rama ka vizituar nga afër tendat e subjekteve private që ofrojnë vende punësimi.

1047 vende të lira pune ka në zyrën rajonale të punësimit. Rrogat janë të vogla, minimale, por edhe punëkërkuesit janë pa eksperiencë. Me rritjen e përmirësimit edhe rrogat nga 20, në 500 e deri në 700 mijë do ju shkojnë.

Edi Rama në Panairin e Punës në Durrës

Këtë deklaratë bëri kreu i qeverisë Edi Rama në Durrës, pasi vizitoi panairin e punës një ditor të hapur për herë të dytë me urgjencë brenda muajit.
Recommended