Ora News - Rama: Nga 1 korriku pensionet rriten me 2.8 %
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kabineti qeveritar sot ka zbarkuar në qytetin e Durrësit. Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat bëri të ditur vendimet e qeverisë, ku ndër të tjera theksoi rritjen e pensioneve me 2.8 %.

Rama: Sot në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Nëse do ti referoheshim shifrave kemi vendosur 15 mln dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%. Duke nisur nga data 1 korrik.

I pyetur nga gazetari i Ora News në lidhje me punimet në rrugën Tiranë-Durrës, Rama theksoi se krahas riparimeve në autostradën aktuale qeveria po shikon mundësinë e rindërtimit të aksit të vjetër që lidh dy qytetet nga Ndroqi. Rama pranoi se po zhvillohet një studim për mundësinë që njëra nga këto dy rrugë të bëhet kalim me pagesë, ndërsa tjetra të jetë falas.

Rama: Varianti që po studiojmë është një variant miks midis një rindërtimi dhe zgjerimi të aksit Tiranë-Durrës dhe rindërtimit të aksit Tiranë-Ndroq-Plepa duke krijuar dy korridore njëri në të ardhmen me pagesë, ndërsa tjetri pa pagesë.

Për shëndetësinë, Rama tha se është marrë një vendim i rëndësishëm në përditësimin e listës së barnave dhe mjekimeve në spitale dhe qendra shëndetësore.

Rama: Kemi marrë një tjetër vendim të rëndësishëm për përditësimin e listës së barnave dhe mjekimeve të spitaleve dhe qendrave shëndetësore të vendit, që do tu japë mundësi tani spitaleve që të ecin me hapin e kohës dhe të ofrojnë trajtimin më të mirë të mundshëm sot për një numër sëmundjesh të rrezikshme, kur them më të mirë të mundshëm bazuar në standardet europiane. Ky vendim vjen pak javë pas publikimit të listës së re të barnave të rimbursueshme kur për herë të parë kemi përfshirë herceptinën, një medikamenti shumë i shtrenjtë por i jetik për trajtimin e kancerin e gjirit që tani përfitohet falas në spitalet shtetërore. Përfshimë për herë të parë edhe mbi 40 medikamente të tjera të domosdoshme dhe një valë keqkuptimesh apo keqinformimi që u krijua në fillim, tani po tretet ndërkohë që do të rritet përfitueshmëria e njerëzve në nevojë për mjekim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-rriten-pensionet-me-28
Recommended