Rënia e papunësisë, INSTAT: Ndikim, ecuria pozitive ekonomike - News, lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Rritja pozitive ekonomike në 2017 duket se ka prodhuar vende të reja pune, çka për rrjedhojë ka bërë që shifra e punësimit të arrijë në nivele rekord.



Këtë shpjegim jep drejtorja e Institutit të Statistikave Delinda Ibrahimaj gjatë një interviste për Vizon Plus, rënies së nivelit të papunësie në 3 mujorin e parë. Ibrahimaj thotë se shifra e të punësuarve në këtë periudhë arriti në një milionë e 226 mijë, ku dominon punësimi në sektorin privat.



?Ne ende nuk e kemi shpallur, por ecuria pozitive ekonomike ka sjellë vende të reja pune. Ekonomia i është rikthyer rritjes, ndaj po ti hedhim një sy anketës së punës rezulton se të gjithë sektorët kanë shënuar rritje të punësimit,? thotë Ibrahimaj.



Kjo është rritja më e madhe e punësimit që nga 2007 kohë kur nisi matja e shkallës së papunësisë.



Me këtë nivel papunësie të regjistruar, zyrtarisht Shqipëria hyn ndër vendet me shkallë të ulët të të papunëve. Numri i tyre të regjistruar në zyrat e punës arrin në 174 mijë.



Por kreu i INSTAT e ka dhe një përgjigje për të gjithë ata që thonë se papunësia është ulur për shkak të emigrimit të shqiptarëve.



Një ditë më parë INSTAT publikoi të dhënat për papunësinë, e cila arriti në një shifër rekord të pa shënuar më parë, në 12.5%. Por ecuria për tremujorin pas ardhës duket se do të jetë edhe më pozitive për shkak të punësimeve sezonale në turizëm.