Ora News - Salianji: Kompania ruso-serbe që po merr naftën shqiptare 2.5 mln dollarë borxhe shtetit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se kompania me lidhje me Gazpromin rus që po merr tre fusha naftë-mbajtëse në Shqipëri i ka borxh shtetit 2.5 mln dollarë.

Pjesë nga debati:

Salianji: Skandali këtu mbyll skandalin. Damian Gjiknuri i ka dhënë një kompanie të lidhur me Gaspromin dhe një kompanie serbe, por ia ka dhënë një kompanie që i ka shtetit shqiptar 2.5 mln euro. Vetëm me këtë kusht duhet të skualifikohej. E ka emrin Transoil Grup. I ka dhënë tre vendburime nafte, Gorishtë-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Amonicë. Ka shkelje procedurale, ka konflikt interesi. Kjo kompania jo vetëm që ka lidhje me Gazpromin rus, por kjo kompani i ka Albpetrolit 7 mijë ton naftë dhe 2.5 mln dollarë. Mjafton kjo që një prokurori të thërrasë Damian Gjiknurin si të pandehur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/salianji-kompania-ruso-serbe-qe-po-merr-naften-shqiptare-25-mln-dollare-borxhe-shtetit
Recommended