“Miss Universe Albania”, 20 vajza në garë për kurorën e më të bukurës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ato kanë rrugëtuar gjatë derisa mbërritën këtu në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Bukuroshet pretendente për kurorën e Miss Universe Albania janë prezantuar edhe më herët në Vizion Plus, në një maratonë transmetimesh, ku publiku është njohur me çdo hap të hedhur drejt natës finale.



20 vajzat tanimë janë gati dhe ethet e konkursit kanë nisur. Producenti Eduart Deda, që edhe këtë edicion ka zgjedhur Vizion Plus, si ekranin për ta çuar te publiku këtë konkurs bukurie, tregon sfidën e radhës.

Skena e pallatit të kongreseve sipas Dedës nuk do të shndërrohet thjesht në një pasarelë, por do të mirëpresë edhe emra të njohur të muzikës shqiptare në botë.



Një nga moderatorët e këtij spektakli është edhe Inger Skura, prezantuesja e emisionit rinor ?Next?. Vitin e shkuar ajo ka qenë pjesë e kësaj skene: Skura rrëfen se kjo platformë e ka afruar më shumë me botën e televizionit.



Ne skenë konkurrentet po mbyllin përgatitjet për të rrugëtuar drejt Miss Universe, spektaklin që do të transmetohet sot në mbrëmje ne Vizion Plus.Vajza që kurorëzohet do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Miss Universe, që do të zhvillohet në Kinë në fund të vitit, pasi të gjitha shtetet të kenë përzgjedhur përfaqësuesen e tyre.

Recommended