Report Tv - Ermal Meta në Tiranë: Në Eurovizion bëra sherr
  • 6 years ago
Sikurse pati premtuar, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin ?Skënderbej? në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku zhvilloi edhe një takim special me Kryebashkiakun Veliaj. Sot gjithashtu këngëtari shqiptar ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj dhe shqiptarë ku ka treguar pjesë nga jeta e tij. Ermal Meta ka thënë që askush nuk lind i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur I tillë dhe duhet shumë punë për të arritur atu ku dëshiron.

Qielli është shumë i madh dhe ka vend për të gjithë është shprehur Meta.

Si çdo i ri shqiptar në Itali, Meta tha se në rininë e tij ka bërë punë të ndryshme por të gjitha e çonin tek muzika, duke deklaruar se ishte pjesë e pandashme e shpirtit të tij.
Recommended