Report TV - ‘Jepni llogari për fëmijët’/ Shoqëria Civile marshim protestë në Tiranë
  • 6 years ago
TIRANE-Sot është 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, ndërsa përveç aktiviteteve është zhvilluar edhe një protestë. Shoqëria Civile nën sloganin ?Jepni llogari për fëmijët? ka zhvilluar një marshim protestë me pankarta në duar të nisur nga Reja për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë ku në shenjë proteste janë vendosur 140 kartonë të kuq, ndërsa më pas janë zhvendosur drejt Presidencës, ku janë pritur nga Ilir Meta dhe i kanë dorëzuar peticionin. Meta e cilësoi si një kambanë alarmi raportin e fundit të ?Save the Children?, ndërsa kërkoi që të bëhet më shumë për fëmijët.Aktivistët shprehen se me anë të këtij peticioni kombëtar drejtuar Ramës dhe Metës, organizatat e shoqërisë civile që punojnë për të drejtat e fëmijëve në të gjithë Shqipërinë, duan të risjellin në vëmendjen e publikut, mediave, zyrtarëve dhe ligjvënësve shqiptarë, angazhimet e ndërmarra nga Shqipëria për arsimin, kujdesin, mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve!

Ata kërkojmë nga institucionet shqiptare që të marrin hapa konkretë dhe të menjëhershëm për realizimin e të drejtave të fëmijëve të sanksionuara nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës, si dhe në detyrimet që kanë lindur nga Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SDG-të).

Përfaqësues të Shoqërisë Civile shprehen se ka kaluar tashmë një vit nga dorëzimi i letrës së hapur para zyrës së Këshillit të Ministrave, Kuvendit dhe Presidentit të Republikës, por ?me keqardhje ne konstatojmë sot se kërkesat dhe rekomandimet tona ende nuk janë marrë parasysh?.
Recommended