Dosja Investigative: Si sorollat qytetarin njësia administrative Vaqarr

  • 6 years ago
Puntatën e sotme e rubrikës Dosja Investigative e gazetarit Elio Laze sjell rastin e qytetarit Sali Zeneli nga fshati Sharrë I Tiranës.

Historia e tij nis në vitin 1992 kur në bazë të ligjit 7501 përfiton 6000 tokë bujqësore në përdorim. Kjo deri në vitin 2013 kur shteti udhëzon që kush ka tokë në përdorim, të plotësoje dokumentet dhe ta marrë në pronësi.

Denoncuesi Sali Zeneli pasi plotëson dokumentet e plota, drejtohet në Komunën Vaqarr dhe I kërkon që dosja e tij të niset për Hipotekë për tu regjistruar.

Këtu nis odiseja e sorrollatjes. Pas hezitimit të zyrtarëve të Komunës Vaqarr për të nisur dosjen e tij drejt Hipotekës, qytetari Sali Zeneli i drejtohet për ndihmë institucionit të Prefektit, Këshillit të Qarkut, Bashkisë Tiranë dhe Kryeministrisë.

Të gjitha institucionet kthejnë përgjigje që e drejta është me qytetarin dhe detyrojnë Komunën Vaqarr atëherë dhe tashmë njësinë Administrative Vaqarr që të bëjnë regjistrimin e pronës.

Jemi në muajin maj 2018 dhe ende qytetari sorollatet dyerve të zyrave të shtetit.

Për më shumë ndiqni videon e plotë të rubrikës Dosja Investigative.