5 years ago

FMN: Koncesionet me risk të lartë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania
VizionPlusAlbania
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk rresht së paralajmëruari qeverinë lidhur me rrezikun që po i kanoset buxhetit nga kontratat koncesionare. Në raportin e fundit për Shqipërinë, FMN evidenton se situata nëpërmjet kontratave me Partnerit Publik Privat nuk është në kontroll, pasi mungojnë analizat e sakta të riskut dhe ndikimet që ato do të japin në buxhetin afatmesëm dhe afatgjatë.



?Kuadri aktual i PPP-së është i dizajnuar dobët dhe i mungon analiza e riskut të projekteve të investimeve. Teksa janë ndërmarrë disa masa për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe rregullator të koncesioneve, ato nuk janë plotësisht të integruara në procesin e investimeve publike. Nga ana tjetër mungon totalisht analiza për identifikimin dhe alokimin e detyrimeve dhe rreziqeve që vijnë nga PPP. Për më tepër, vendimmarrja e fragmentuar dhe mungesa e kontrollit të plotë mbi kontratat ndikon negativisht në cilësinë e analizës së riskut. Ministria e Financave aktualisht thotë se legjislacioni përcakton jo më shumë se 5. 5 % të të ardhurave fiskale të vitit të kaluar për koncesionet. Megjithatë këto vlerësime nuk janë të besueshme.? -thuhet në raportin e FMN 

 

Me synim konsolidimin e mëtejshëm fiskal, FMN rekomandon edhe rishikim të disa taksave me tendence rritjeje.



?Të indeksohet akciza në disa produkte dhe disa prej taksave kombëtare, si psh, taksa e qarkullimit, ajo e regjistrimit, taksa e karbonit, etj. Të zgjerohet edhe baza e produkteve që përfshihen në TVSH, si arsimi apo shëndetësi. Por njëkohësisht të rikthehet taksa e biznesit të vogël.?



Sugjerimet e FMN janë në formën e rekomandimeve, pasi qeveria nuk ka më marrëveshje me institucionin financiar ndërkombëtar. Gjithsesi në raport evidentohet se vendi ynë po gëzon një rritje të fortë ekonomike, por ajo nuk mund të zgjasë në rast se nuk vijohet me zbatimin e reformave të ndërmarra.

Browse more videos

Browse more videos