Ora News - RING 3 vjeç! Ulje çmimesh deri në 70%, surpriza për fëmijë e të rinj
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qendra tregtare Ring këtë fundjavë do të dominohet nga supriza të këndshme dhe ulje cmimesh me rastin e 3 vjetorit të krijimit të saj. Artikujt do të ulen deri në 70% të çmimit të tyre, ndërsa festa kulmon të dielën me të ftuar special "3 Musketierët", performancë live e Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi.

Qendra tregtare Ring feston këtë fundjavë 3 vjetorin e saj. Nga datat 18, 19 dhe 20 maj do të jenë ditët kur mund të përfitoni deri në 70% ulje të artikujve.

Antonela Çollaku: Do të jenë 3 ditë të mbushura me aktivitete, me surpriza, me ulje. Pikërisht nga datat 18,19 dhe 20 maj në Ring ju presin aktivitete për fëmijë, dhurata, surpriza dhe ulje nga të gjithë dyqanet.

Festa fillon të premten me aktivitet për fëmijë, lojëra surprizë për të vijuar me të shtunën me performanca muzikore, dhurata nga dyqanet e Ring.

Antonela Çollaku: Do të jenë të ftuar special ?Tre musketierët? dhe ju ftojmë të ndiqni LIVE performancën e Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ring-3-vjec-ulje-cmimesh-deri-ne-70-surpriza-femije-e-te-rinj
Recommended