Report TV - Bizneset, Ahmetaj: Nga 1 janari 2019, pragu i tatimit 14 mln lekë, ja kush përfiton
  • 6 years ago
TIRANE-Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi sot se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu i tatim fitimit që ndan bizneset e vogla nga i madhi bëhet 14 milionë lekë, ndërsa sipas tij do të përfitojnë mbi 10 mijë sipërmarrje, që do paguajnë 5%.

Gjithashtu ministri shtoi se kjo lëvizje do të sjellë ulje të tatim fitimit nga 15 në 5% për rreth 11 mijë biznese që janë gjysma e bizneseve që paguajnë tatim fitim në nivelin e 15%.

Ahmetaj tha se do të rishikohet dhe ligji i koncesioneve, ku në thelb të tij do të jetë heqja e propozimeve të pa kërkuara nga biznesi. Lidhur me kursin e këmbimit Ahmetaj tha se ai është ndër më të qëndrueshmit në rajon.

Ndërsa, për taksën e pronës, ministri u shpreh se ende të gjitha bashkitë nuk kanë implementuar metodologjinë e re për mbledhjen e taksës, por brenda këtij viti sistemi do të jetë pjesë e të gjitha bashkive.
Recommended