Ora News - Sfidat e medias, Vokshi: Gazetarët punojnë në kushte të vështira
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sfidat dhe vështirësitë e medias ishin në fokus së tryezës së thirrur nga AMA ku morën pjesë deputetë dhe përfaqësues të medias. Deputetja, Albana Vokshi, e cilësoi situatën alarmante duke kërkuar më tepër mekanizma kontrolli.

Autoriteti i Medias Audiovizive bëri bashkë në një tryezë politikanë dhe përfaqësues të medias për të diskutuar për sfidat dhe vështirësitë e kësaj të fundit.

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Albana Vokshi, theksoi se gazetarët punojnë në kushte të vështira.

Albana Vokshi: Asnjëherë të mos heqim nga axhenda e forumeve për median për një legjislacion që mbron gazetarët sepse pa ligj, pa status, gazetarët janë lodër në dorën e të pushtetshmëve.

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, shtroi nevojën për rishikimin e ligjeve aktuale me synim rregullimin e profesionit të gazetarit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sfidat-e-medias-vokshi-gazetaret-punojne-ne-kushte-te-veshtira
Recommended