Ligji për ekstradimet, Vasili: Të shfuqizohet, LSI e gatshme për ndryshimin e Kodit Penal
  • 6 years ago
Akuzave të Partisë Demokratike për ndryshimin e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale për ekstradimet iu është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

PD akuzon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se kur ishte kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve ka ndryshuar këtë ligj për të bllokuar ekstradimin e vëllait të tij i dënuar në Itali për trafik droge. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili u shpreh se ligji duhet të shfuqizohet, ndërsa deklaroi se LSI është e gatshme të japë votat për ndryshimin e këtij neni.

Sipas Vasilit, neni 491 tashmë është kthyer në lehtësi për kriminelët dhe trafikantët që t?u shpëtojnë dënimit.

Neni 491, tashmë është kthyer si një dritare, si një alibi për kriminelët dhe trafikantët që t?u shpëtojnë dënimit, LSI përcakton qartë që qëndrimi më i mirë dhe i menjëhershëm do të ishte aborgimi i menjëhershëm i këtij neni dhe të ulemi në tavolinë dhe të ribëjmë përcaktime të reja, të cilat mbyllin alibitë për shpëtimin e kriminelëve dhe trafikantëve dhe e kthejnë kodin në një instrument lufte të papajtueshme me krimin e organizuar dhe trafiqet.

Të cilët e kanë dëmtuar rëndë Shqipërinë në zhvillimin e saj drejt integrimit europian, por njëherazi dhe kanë përcaktuar dhe zhvillimet ekonomike shumë negative dhe rrënimin ekonomik të Shqipërisë për shkak se këto trafiqe dhe këta kriminelë kanë rrëmbyer jetën ekonomike, përveç se asaj qeveritare tashmë të rrëmbyer kokë e këmbë.
Recommended