Ora News - Banka Botërore nuk pranon të realizojë financimin e rrugës Tiranë-Durrës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka Botërore nuk ka pranuar që të financojë rehabilitimin e rrugës Tiranë-Durrës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije se ndërhyrja do të bëhet me fondet e buxhetit të shtetit por ende nuk dihet se nga kush do të realizohet rialokimi i fondeve.

Nga përllogaritjet e para rezulton se riasfaltimi kërkon 11 milion euro ndërsa ndërhyrja në total shkon deri në 30 milion euro.

Rruga është si pjese e kontratës se mirëmbajtjes në kuadër të projektit me BB. Por duke qene se rrugës nga 2001 deri me tani nuk i është kryer mirëmbajtje e thelle përveç segmentit rrethrrotullim shqiponje kthese e Rinasit, është degraduar.

Rrjedhimisht Banka nuk e financon dot ndërhyrjen e thelle ne shtresat e rrugës. dhe projekti i ndërhyrjes do të përshtatet tashme dhe do llogaritet te mbulohet me buxhet shteti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banka-boterore-nuk-pranon-te-realizoje-financimin-e-rruges-tirane-durres
Recommended