Ora News - Rruga e lagjes “Nënë Tereza” në Lezhë merr emrin e Aleksandër Ndokës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lezha nderoi kujtimin e këshilltarit të vrarë Aleksandër Ndoka, duke i vënë emrin e tij rrugës së lagjes 'Nënë Tereza'. Ceremonia e mbajtur me këtë rast bëri bashkë, qytetarë, bashkëpunëtorë e familjarë të tij ndër vite.

Rruga e lagjes "Nëne Tereza" do të mbajë emrin e këshilltarit të ndjerë Aleksandër Ndoka.

Përjetësimi i emrit të tij erdhi në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e dhënë nga Ndoka për zhvillimin e zonës ku jetoi bashkë me familjen.

" I çmuar dhe i paharruar, veçanërisht për ne banorët e lagjes "Nënë Tereza". Ai kishte shqetësim të vazhdueshëm problematikat e lagjes, ishte shok i mirë, mik i mirë, i gjendur për secilin prej nesh".

"Ka qenë misionari më i ri por më aktivi në misionin e pajtimit të qarkut të Lezhës".

Autoritet e pranishme në këtë ceremoni vleresuan kontributin e Aleksander Ndokës, gjatë veprimtarisë së tij si këshilltar Bashkiak.

Gjergj Prendi: Një vlerësim për të gjithë atë kontribut të madh për zbatimin e ligjshmërisë, për zbatimin e rregullave.

Pjerin Ndreu: Do të kryejmë edhe veprime të tjera në proces që emri i Sandrit të mos harrohet jo vetëm duke zbuluar autorët por edhe duke e përjetësuar atë me veprimtari dhe me raste të tjera të ngjashme.

Në emer të familjes Ndoka, vajza e të ndjerit Aleksandër Ndoka, ka falenderuar këshillin bashkiak për vlerësimin që i bënë babait të saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-e-lagjes-nene-tereza-ne-lezhe-merr-emrin-e-aleksander-ndokes
Recommended