Report TV - Fushë Krujë, gjendet makinë e djegur, dyshohet për një kufomë brenda

  • 6 years ago
Gjendet në afërsi të fshatit Borizanë në Fushë Krujë një automjet i djegur tërësisht. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shërbimi zjarrfikës dhe policia, të cilët kanë rrethuar vendin e ngjarjes.

Automjeti i djegur është një 'Volkswagen Turan'. Mësohet se rreth këtij automjeti fshihen enigma të shumta pasi nuk dihet arsyeja pse është djegur dhe fshehur në atë vend.

Nga burime të pa konfirmuara dyshohet se në brendësi të automjetit gjendet një kufomë e djegur. Nga ana tjetër, policia nuk ka lejuar afrimin e gazetarëve pranë automjetit të djegur, ndërkohë që vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Recommended