Xhafaj: Po spekulohet me vetting-un ne polici

  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i konsideron spekulime pretendimet se efektivët e policisë janë mbingarkuar me dokumente për të kaluar vetting-un.

"Është folur për një ngarkesë etj., është e gjitha një spekulim i qëllimshëm. Ne e kemi ndërtuar këtë proces që të jetë sa më i lehtë dhe i mbështetur nga pikëpamja e trajnimit, e asistencës. E dyta, sepse ne e kemi lehtësuar nga të gjitha llojet e detyrimeve që kanë për të mbledhur dokumente pa fund".

Në një forum qytetar në Korçë, Xhafaj thote se procesi i vetting-ut ka nevojë për pastrim të korrupsionit, si në polici, ashtu edhe në prokurori dhe gjykata.

"Agjenci të rëndësishme ligjzbatuese si Policia, Prokuroria e Gjykata që jep drejtësi, nëse janë misione të ndershme e të afta profesionalisht, nuk korruptohen nga politika dhe zyrtarët e shtetit. Dhe kjo është pikërisht ajo që do çojë në pritshmërinë e lartë për t?u dhënë më pas ndëshkimin e duhur gjithë zyrtarëve që kanë abuzuar me pushtetin ? ose siç i quani ndryshe ju me të drejtë 'peshqit e mëdhenj'. Sepse që 'peshku i madh" të përfundojë aty ku duhet, duhet të ketë rrjetë, dhe rrjeta janë Policia - Prokuroria - Gjykata. Pa këto të treja nuk është e mundur. Pasi nëse njëra prej tyre nuk funksionon, nuk funksionon i gjithë sistemi".

Ministri i Brendshëm përsërit se policia ka evidentuar grupet e krimit të organizuar që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. Për këtë qëllim, sipas tij, njësia Task Force e Policisë dhe e Prokurorisë po punojnë bashkërisht për goditjen e tyre.

Recommended