Astrit Patozi deklaron divorcin me PD - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pas Kuvendit te Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaroi përfundimisht shkëputjen e tij nga kjo parti.

 

?Une nuk ndieje me asnje detyrim ndaj partisë se Lulzim Bashes. E them me bindje te plote, pa keqardhje. Pra nuk kam asnjë detyrim ndaj partisë se Lulzim Bashes, ndërkohe qe ndjehem përjetësisht borxhli dhe mirënjohës ndaj PD, e cila sot ekziston me. Rikthimi i Bashes tek sigla e PD dhe prania e Sali Berishës ne ate parti, nuk janë te mjaftueshme qe ajo te jete Partia Demokratike.?

 

Përballe gazetarit Sokol Balla ne emisionin Real Story,  Astrit Patozi deklaroi dhe nisjen e nje lëvizje te re politike ne vend.



?Shoqëria shqiptare ne kete stad qe është ka nevoje per nje projekt te ri politik, i cili nuk ka rendësi nese do jete lëvizje apo parti, po qe duhet patjetër. Ne rast se nuk e bëjmë ne do ta bejne te tjerët. Une jam i vendosur qe ta ndjek kete projekt me te gjithe energjitë, kapacitetet e mija.?

 

Ai nuk kurseu as Sali Berishën, te cilin e bere po ashtu përgjegjës per mosmenaxhimin si duhet te kesaj situate.



?Sali Berisha ka bere zgjedhjen e tij dhe zgjedhja e tij, qofte e gabuar eshte e tij. Nuk merrem me komente rreth kësaj, eshte e drejte e tij. Ai ka zgjedhur Lulzim Bashen si pasues i vet por dhe si njeriun qe justifikohen te gjithe gabimet, trauma te renda apo kriza qe i ka shkaktuar PD. Kjo eshte nje zgjedhje e tij, qe nuk i futem fare. Ajo qe nuk pranoi tek zoti Berisha eshte qe ai ne pozicionin qe eshte, qe e ka bere zgjedhjen e vet dhe per kete s?ka dilema, nuk mund te beje njeriun qe po lutet apo po përgjërohet per bashkim. Ka pasur mungese sinqeriteti. Eshte jo e ndershme qe Sali Berisha e trajtonte problemin sikur te dy palet duhet te afrohen se te dy palet kane bere gabime. Jo, ne kishim 0 pergjegjesi per ate qe ndodhi, Lulzim Basha kishte 100% përgjegjësi.?

 

E ne fund, Patozi rrëfeu dhe si do jete tashme jeta e tij politike.



?Une duke filluar qe neser e deri sa te mos lodhem me kete pune, sigurisht do komunikoj dhe do takoj demokrat dhe jo demokrat, kryesisht te djathte, por jo vetem te djathte, qe e pranojnë si projekt apo qe kane ndonje ide tjeter, ndoshta me te mire, apo qofte qe mund ti shtojnë diçka apo ti heqin diçka, këtij vizioni qe unë kam i cili nuk është Bibla qe nuk mund te ndryshohet. Padyshim qe mund te ndërrohet. Mund te kete dhe ndonje gje edhe me te mire qe une jam gati ta pranoj. Une jam i gatshëm qe ti përvishem nje projekti te tille, nëse kjo gje nuk realizohet, sigurisht jeta eshte e bukur edhe pa politike.?

Recommended