Ora News - E ngacmoi seksualisht mësuesi, xhaxhai i të miturës: Nëse nuk vepron ligji, vetëgjyqësi
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Denoncimi i publik i një vajze minorene në Ora News se e ka ngacmuar seksualisht mësuesi ka tronditur opinionin publik.

Xhaxha i 11-vjeçares nga fshati i Kalasë ka thënë për Ora News se nëse nuk vepron ligji për mësuesin Neshat Tepelena, do të bëjnë vetëgjyqësi.

Ndërsa kryeplaku i fshatit, Ferdin Xhaferri është shprehur se Tepelena është përballur me një rast të ngjashëm edhe në vitin 2003.

Sipas Xhaferrit çështja në atë kohë u mbyll vetëm me një vërejtje me shkrim.

Ferdin Xhaferri: "Çështja ka shkuar edhe te seksioni i arsimit dhe është protokolluar në nëntor të vitit 2003. Në atë kohë kjo çështja u mbyll me një vërejtje me shkrim për mësuesin Neshat Tepelena. Ai e ka në dosjen e tij të punës vërejtjen me shkrim."

Banorët kanë treguar për Ora News se ai ka ngacmuar seksualisht edhe vajzën e kolegut të tij.

Sipas tyre ngjarja ka ndodhur 2 javë para publikimit të rastit të vajzës 11 vjeçare e fshatit Kalasë.

Neshat Tepelena është arrestuar nga policia e Delvinës me akuzën për ngacmim seksual.

Skandali dyshohet se ka ndodhur rreth dy muaj më parë në ambientet e Shkollës ?Ali Hajdini? në fshatin Kalasë të Delvinës, por u mbajt i fshehur nga familja e nxënëses për shkak të opinionit.

Ata thyen heshtjen të shtunën, dhe vetem pak orë pas denoncimit publik mësuesi u shoqërua për në komisariatin e Policisë së Delvinës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mesuesi-akuzohet-ngacmim-seksual-kryeplaku-ne-2003-ka-pasur-rast-te-ngjashem
Recommended