Ora News - Guvernatori Sejko në Uashington, takime me përfaqësues të FMN dhe BB
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka marrë pjesë në takimet e Pranveës në Uashington me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB.

Perspektiva e rritjes ekonomike dhe zhvillimet e sektorit bankar kanë qenë në fokus të këtyre takimeve.

Sipas Sejkos zbatimi politikës monetare stimuluese ka mbështetur rritjen e ekonomisë, të punësimit e pagave, si dhe të inflacionit i cili po kthehet gradualisht në nivelin e synuar dhe parashikohet të kthehet në objektiv brenda vitit 2019. Banka e Shqiperise është e angazhuar për të dhënë të gjithë mbështetjen e duhur për të spërshpejtuar aktivitetin e ardhshëm ekonomik të vendit, nëpërmjet vazhdimit të stimulit monetar.

Sa i përket sistemit bankar në vend Sejko është shprehur se nxitja e kreditimit dhe vijimi me planin e masave për reduktimin e kredive me probleme, mbeten një ndër angazhimet e Bankës së Shqipërisë në të ardhmen, gjë që është inkurajuar edhe nga përfaqësuesit e lartë të FMN dhe BB-se.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/guvernatori-sejko-ne-uashington-takime-me-perfaqesues-te-fmn-dhe-bb
Recommended