Report TV - Klosi në Seman: Penalitete të ashpra për ndotësit e lumenjve dhe deteve
  • 6 years ago
Gjatë një deklarate për shtyp ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, deklaroi se pas përfundimit të Javës së Tokës, ku janë angazhuar më shumë se 20 mijë vetë dhe të gjitha institucionet shtetërore, toleranca për ndotësit do të jetë zero.

Penalitete të ashpra për ndotësit e lumenjve dhe deteve. Ky është mesazhi i Ministrit Klosi nga plazhi i Semanit ku ndoqi nga afër pastrimin dhe fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri turistik në bashkinë e Fierit.

Minsitri Klosi tha se aksioni për pastrimin e plazheve do të vazhdojë gjatë gjithë sezonit turistik. I pranishëm në pastrimin e plazhit të Semanit, përfaqësuesi i UNDP-së në Tiranë, Brian Ëilliams, i cili theksoi se arritja e objektivave të mbrojtjes së qëndrueshme të mjedisit do të sjellë një turizëm të qëndrueshëm.

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi theksoi se përveç pastrimit të plazhit, bashkia do të kontrollojë edhe subjektet që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik në mënyrë që ato të respektojnë rregullat dhe të mos bëhen burim i ndotjes së plazhit.
Recommended