Report TV - Elbasan, përplas këmbësoren 55-vjeçare, largohet nga vendngjarja
  • 6 years ago
Elbasan- Aksident ne aksin Elbasan-Ish Metalurgji, ku një mjet tip "Passat", ka përplasur këmbësoren,Sh.T, 55-vjeçe, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se 55-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë është në gjendje kritike për jetën.

Automjeti tip "Passat" që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po monitoron kamerat përreth vendit të ngjarjes për të bere të mundur identifikimin e automjetit dhe drejtuesit.
Recommended