Report TV - Nard Ndoka: Integrimi nuk është në dorën e Ramës e Bashës
  • 6 years ago
Kreu i PDK, Nard Ndoka deklaron se opozita do heqë dorë nga aksionet agresive si mosbindja civile deri në vendimmarrjen e BE në muajin qershor për çeljen e negociatave. I ftuar në emisionin ?45 minuta? në Report Tv, Ndoka theksoi se Basha dhe Rama mund të shkojnë drejt një marrëveshje për çështje madhore siç është qeverisja e vendit.

Marrëveshja duhet të jetë për gjëra madhore, siç është qeverisja, integrimi nuk është në dorën e Ramës e Bashës, por nga vendimmarrja politike e BE. Opozita po tregon përgjegjësinë e vet, nëse kemi pasur një aksion të egër deri në mosbindje n civile, afati deri në vendimmarrjen politike të BE, do ta detyrojë opozitën të kthehet në politikën e vet institucionale. Pavarësisht se është e rëndësishme me një maxhorancë të tillë, ku priten të plasin skandalet nga lufta e brendshme, opozita do ketë një mision tjetër. Duhet marrëveshje për të ardhmen politike të vendit, por edhe për qeverisjen e vendit.

Nard Ndoka, kryetar i PDK
Recommended