Opozita “barrikadë” kryeministrit Rama - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita tentoi të bllokonte kryeministrin Rama të largohej nga Kuvendi. Deputetët u bënë gati për një barrikadë njerëzore, në pjesën ku kalon makina e kryeministrit apo kryetarit të Kuvendit.
Por autokolona kryeministrore devijoi dhe doli nga pjesa e pasme si dalje alternative, duke lënë të zhgënjyer opozitarët në përpjekjen për të bllokuar kreun e qeverisë.
Largimin e Ramës nga dera e pasme ish-kryeministri Berisha e konsideroi si fitore ndërsa lëshoi një batute.
Edhe drejtuesja e LSI-së Kryemadhi, tha se Rama i frikësohet përballjes me opozitën dhe popullin.Por për kreun e grupit parlamentar socialist Balla, regjisori i gjithë protestës ishte Sali Berisha. Gjithçka sipas kreu te grupit socialist janë pasojë e frikës nga zbatimi i drejtësisë.
Por akt më të turpshëm, Taulant Balla vlerësoi aktivizimin e deputeteve femra në protestën e opozitës brenda sallës së Parlamentit.

Recommended