Tirana vlerësohet si qyteti me ndryshimet më të mëdha - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës do te ketë ne fokus te punës se saj për këtë vit investimet ne zonat rurale te kryeqytetit.?Jam shumë i ndërgjegjshëm që më e mira është përpara. Të gjitha vlerësimet e Tiranës nuk mjaftojnë për të kuptuar se ka ende shumë punë për të bërë. Ndaj, besoj që në këtë vit të fundit të mandatit, fokusi më i madh do të jetë tek zonat rurale, tek zonat e periferive të reja, ku kemi krijuar lagje të reja, siç është Farka, zona e Selitës pranë Liqenit të Thatë, Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, siç është zona e Kasharit, Astirit, Yzberishtit dhe zona e Freskut?.Kreu i bashkisë Erion Veliaj mori pjese ne konferencën e zhvilluar ne Prishtinë ?Hapësira Rinore dhe Transformimi Urban?. Bashkia kryeqytetit është përzgjedhur nga instituti amerikan i arkitekturës si një histori suksesi, sa i përket transformimit.Konferenca e arkitektëve e vlerësoi Tiranën si qytetin që ka ndryshuar më shumë në 25 vitet e fundit në Evropë.

Recommended