Nikolla: Brënda vitit pagat e mësuesve rriten me 5 %, bursa për maturantët që zgjedhin mësuesinë
  • 6 years ago
Brenda këtij viti paga e mësuesve rritet me 5 %, ndërsa brenda gjithë mandatit rritja e pagës do të prekë shifrën e 40 %. Teksa foli për cilësinë e mësuesve dhe rëndësinë e këtij profesioni ministrja e Arsimit Lindita Nikolla njoftoi se tanimë do të rishikohet kufiri i mesatares për të gjithë ata që zgjedhin mësuesinë.

Mësuesia është një ndër prioritetet e qeverisë për këtë vit shkollor. Nga Universiteti i Politeknikut ministrja e arsimit Lindita Nikolla parashtroi problematikat dhe mangësitë e kësaj fushe, ndërsa shtoi edhe rëndësinë që do i kushtohet mësuesve në këto vite, nisur që prej këtij viti kur paga e tyre do të marrë rritje prej 5 %.
Recommended