Gjiknuri: Mirëmbajtja e rrugëve ka kosto të lartë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria pranon se mund të marrë një risk më shumë për ti ardhur në ndihmë banorëve të zonës në rrugën e kombit, por tarifat e miratuara janë të panegociushme.Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri në një sqarim për mediat tha se përtej 120 mijë eurove të parashikuara në kontratë për banorët, qeveria do të negociojë me Bashkinë e Kukësit për të marrë në konsideratë edhe propozimet e tyre.6 muajt e parë të jenë një fazë monitorimi për të evidentuar përdoruesit e shpeshtë dhe për të vendosur se cilat do të jenë tarifat e diferencuara për ta. Ministri tha se nuk është përcaktuar ende se kush do të quhet përdorues i shpeshtë, ndërsa çmimi i abonesë do të përcaktohet nga koncesionari dhe shteti.
Ministri u ndal gjatë edhe në procedurën e nisur që në vitin 2013 të këtij koncesioni. Sipas Gjiknurit, tenderi i parë i hapur nga qeveria Berisha ishte me një tarifë 8. 5 euro.
Sipas të dhënave, nevojat bazë për të mirëmbajtur rrugën e Kombit arrijnë në 5.8 milion euro ne vit, ndërsa buxheti i shtetit mbulon vetëm 1.8 milion.
Recommended