Ora News - Dërgohet në gjykatë dosja për Elvis Roshin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë dosjen hetimore ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

Në deklaratën e dhënë për mediat, saktësohet se shtetasi Elvis Rroshi akuzohet për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve? parashikuar nga neni 190 / 1 i Kodit Penal.

Hetimi ndaj tij ka nisur në 9 qershor të vitit 2016 mbi bazën e akteve të ardhura nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sipas organit të akuzës, shtetasit Elvis Rroshi ka pretenduar se nuk ka qenë i dënuar në një shtet të huaj, ndërsa prokuroria deklaron se tashmë është provuar e kundërta.

Në deklaratë shtohet se subjekti i ligjit të dekriminalizimit ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dergohet-ne-gjykate-dosja-elvis-roshin

Recommended