Këshilli Bashkiak Tiranë, debat për mandatet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e Këshillit Bashkiak te Tiranës ka nisur me debate dhe akuza. Opozita deklaroi se te gjitha vendimet e marra qe nga korriku i 2017, janë te pavlefshme. Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën e opozitës per pavlefshmërinë e 6 mandateve te anëtareve qe kane zëvendësuar anëtaret e këshillit qe pas zgjedhjeve te përgjithshme u bene deputete. Por përfaqësuesit e mazhorances deklaruan se vendimi është ankimura ne apel.



Ndërkohe kryetari i bashkisë ka folur per investimet ne Tirane, ndërsa ka sqaruar projektvendimet e rendit te ditës. Ne lidhje me kreditë e buta, Veliaj theksoi zgjatjen e afatit për shlyerjen e tyre, nga 15 vjet ne 20. Ndërsa eshte planifikuar shtimi i tre lagjeve te reja, ne zonën e Dajtit Astirit dhe zonat rezidenciale ne Farke. Por ky projektvendim u shoqërua me debate nga opozita.



Përplasje pati edhe për piken e 17 te rendit te ditës: miratimit te marrëveshjes se huase me Berzh, per zgjerimin e impiantit te përpunimit te ujit ne Boville dhe ndërtimin e linjës direkte nga liqeni ne zonën e Astirit.



Por edhe pse e cilësuan mbledhjen te pavlefshme, anëtaret e PD dhe LSI, bashkuan votat me socialistet vetëm per 9 projektvendimet e para, te cilat kishin te bënin me e ndihmën ekonomie, pagesën per personat me aftësi te kufizuar dhe miratimin e bursave per studentet ekselente. Ndërsa vendimet e tjera janë miratuar me 31 vota, pa praninë e demokrateve dhe këshilltareve te LSI.
Recommended