Real Story - Erion Veliaj | Pj.2 - 22 Mars 2018 - Vizion Plus - Talk Show

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://twitter.com/sokolballa
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTVErion Veliaj këtë vit i afrohet të dyzetave, por ende nuk ka arritur të heqë nga vetja perceptimin e të riut në politikë. Megjithëse ka pesë vjet në profesionin e poliitikanit dhe së paku një dekadë të tëre më para me aktivitet politik, atë shpesh mundohen ta shohin si të parritur dhe i vetmi perceptim që ka ndryshuar është se tashmë për këte fajesojne jo atë ,por kryesisht Edi Ramen. Kryetari i vjeter i bashkisë së Tiranës nuk po le të rritet aq shpejt sa duhet kryetarin e ri, i cili duket ashtu si Edi Rama vetë dikur, ka dalë përtej pritshmëri të sponsorit të tij. Me një shkalle më të lartë pëlqimi sesa kryeministri, me të cilin ndan kokë ulur kritikat mbi kullat e Tiranës, por jo lavdërimet për 100 mije pemët që mbollië Tiranë për pak muaj. Duke mos fshehur simbolikën e heshtjes, kur në javët e fundit duke mbjellë pemë përkrah tij, ishin dhe shume artiste e aktore, në mes të një debati të madh të tyrin me qeverinë,për ndërtesën e re të teatrit. Veliaj ishte i vetmi që bindi shumicën e aktorëve për modelin e ndërtesës së re, por shumë shpejt ishte politika që u fut në mes dhe artistët duket se sërish nuk i besuan autoriteteve. Por jo Vrion Velisë. Por shefit të tij të madh politik. Por a mund të jetë kjo shkak për një stinë të re ngrice, mes Edi Rames dhe Erion Velisë, tashmë kur ka mbetur diçka më shumë se një vit nga zgjedhjet lokale? Nese pyet Tiranasit, shumica mendojnë se Veliaj do jetë kryebashkiak, përfshire dhe ata që thonë se nuk do ta votojnë. Por a mendon kështu Erion Veliaj? Dhe për më shumë, Edi Rama?