Ora News - Elbasan, shembja e rrugës rrezikon bllokimin e 700 banorëve
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 700 banorë rrezikohen të mbetën të bllokuar për shkak të shembjes së rrugës nga gërryerjet e përroit. Banorët e fshatrave në zonën e Papërit në Elbasan kërkojnë që shteti duhet të ndërhyjë në mënyrë urgjentë pasi situata është mjaft e vështirë.

Shembja e rrugës për shkak gërryerjes së përroit në zonën e Papërit në Elbasan rrezikon lëvizjen e 700 banorëve në fshatrat përreth. Shpëtimi i rrugës nga gërryerjet do të bëhet i mundur vetëm me ndërtimin e pritave dhe pyllëzimin e bregut. Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë pasi ndodhen në gjëndje të vështirë.

Banorë: Jemi në gjendje të vështirë. Njerëzit janë në ujë, pa rrugë jemi kështu që kërkojmë ndihmën tuaj.

Ndërsa socialisti Taulant Balla pasi pa nga afër situatën kërkoj mirëkuptimin e banorëvë të zonës pasi për shkak të motit të keq e gjithë ushtria është e angazhuar në Shkodër, por ju premtoi atyre që do të vijohet me ndërtimin e pritave përgjatët përroit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/elbasan-shembja-e-rruges-rrezikon-bllokimin-e-700-banoreve
Recommended