Ora News - Sula: Të rinjtë duan të lexojnë, bibliotekat të varfëra

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të rinjtë në Shqipëri kanë dëshirë të lexojnë por bibliotekat dhe libraritë janë të varfëra në tituj. E ftuar në studion e lajme në Ora News, Shefja e Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, Lili Sula tha se është detyrë e prindërve dhe mësuesve të kultivojnë te të rinjtë dëshirën për lexim.

Lili Sula: Mënyra se si duhet ti ofrohet fëmijës libri letrar lë për të dëshiruar ndoshta. Pse? Përmes bibliotakave të shkollave. Bibliotekat e shkollave nuk janë institucione që funksionojnë më së miri. Pasurimi i bibliotekës së shkollës nuk është ai i dëshiruari. Ne duhet ti shpjegojmë fëmijëve përse duhet të lexojnë, përse është i bukur arti, cfarë kënaqësie gjen fëmija tek arti, tek librat e mirë artistikë.

Sula tha se libri nuk duhet të konsiderohet si mall i zakonshëm dhe se taksa 20% për të është shumë më e lartë krahasuar me vendet e tjera.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sula-te-rinjt-duan-te-lexojne-bibliotekat-te-varfera

Recommended