Report TV - Mbledhja e qeverisë, Rama: Rruga Elbasan-Tiranë finalizohet brenda 2018
  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama iu ka premtuar të gjithë qytetarëve të Elbasanit se brenda këtij viti do të hapet përfundimisht rruga Elbasan-Tiranë. Në fund të mbledhjes së qeverisë, në Elbasan, Rama tha se disa nga vendimet kryesore ishin pikërisht për infrastrukturën, ku do të investohet në shumë rrugë, për të lidhur kështu zonat e pashfrytëzuara deri më tani.
?Kemi dy gropa të trashëguara, që kemi bërë përpjekje për t?i mbushur, por ende s?ia kemi dalë. Rruga Elbasan-Tiranë, Qukës- Qafë Plloçë. Do hapet përfundimisht rruga Elbasan-Tiranë brenda këtij viti dhe do ecet më tutje me segmentin Qukës- Qafë Plloçë.

Do bashkojmë Cërrikun, Belshin, Urën Vajgurore. Një sërë projektesh të tjera janë në portofolin e këtij mandati, që lidhen me infrastrukturës, energjinë, siç është projekti i interkonjeksionit, që do sjellë një tjetër zhvillim pozimit në lidhje me Maqedoninë e më gjerë. Elbasani do jetë një prej qarqeve me qarqeve që do përfitojë më shumë. Shumë zona kanë nevojë për ndërhyrje, që të kthehen në zona të zhvilluara?, tha Rama.
Recommended