Ora News - Prag sezoni, Gjiknuri: Brenda majit përfundon rruga hyrëse e Sarandës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Afrimi i sezonit turistik në Sarandë ka sjellë një vëmendje të shtuar të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës për përfundimin e punimeve të nisura në hyrje të Sarandës.

Ministri Damian Gjiknuri gjatë inspektimit të investimit, ka theksuar se tashmë është zgjidhur dhe financimi për projektin.

Gjiknuri: Para sezonit do të përfundojë rruga hyrëse e Sarandës. Edhe ato vonesa kanë ardhur për shkak se nuk kanë qenë planifikuar fonde për vitin e kaluar, gjë që janë marrë masat për buxhetin e këtij viti që ajo rrugë të përfundojë, brenda majit të jetë funksionale me gjithë parametrat e duhur.

Nga ana tjetër ai sqaroi se këtë vit do të fillojnë edhe punimet për rrugën Kardhiq-Delvinë, që do të afrojë qytetin e Sarandës edhe më shumë me Tiranën apo pjesën tjetër të vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prag-sezoni-gjiknuri-brenda-majit-perfundon-rruga-hyrese-e-sarandes
Recommended