Ora News - Edhe Banka Boterore i bashkohet nismës: Mbill një pemë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjelljë pemë, i është bashkuar përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim. Nga parku i liqenit të Farkës ajo tha se kryeqyteti shqiptar ka ndryshuar shumë dhe arsyeja se pse njerëzit duhe të vijnë në Tiranë e lidhin me këtë argument

Maryam Salim: ?Kjo është arsyeja pse njerëzit duan të vijnë në Tiranë, pse duan të vijnë në Shqipëri. Ky është vizioni që ata duan të shohin, që duhet përqafuar, kur mendon si të thithësh investitorë, por gjithashtu edhe mentaliteti i duhur për t?u bërë pjesë e zgjerimit të BE-së. Ky është vizioni që ata duan të shohin dhe kjo është arsyeja pse pasqyroheni në ?The Economist?, si edhe pse gjithkush do të vijë për ta vizituar?, tha ajo, teksa së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe përfaqësues të Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC), mbolli disa pemë në parkun e liqenit të Farkës.

Ndërkohë kreu i Bashkisë së Tiranës i ftoi qytetarët të mbjellin pemë, në shenjë kompensimi ndaj asaj që njeriu i ka bërë natyrës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/edhe-banka-boterore-i-bashkohet-nismes-mbill-nje-peme

Recommended