Vuçiç takon Merkel në Berlin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti serb Alexander Vucic takoi sot në Berlin kancelaren Angela Merkel me të cilën bisedoi mbi rrugën e integrimit të Serbisë në BE si dhe krizën e refugjatëve. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kancelarja Merkel bëri të qartë se anëtarësimi varet nga zgjidhja e problemeve me Kosovën.

?Ne jemi të impresionuar me mënyrën se si Serbia vazhdon rrugën e përparimit në luftën kundër korrupsionit dhe e inkurajojmë që të vazhdojë me këtë ritëm. Negociatat e pranimit mund të jenë të suksesshme në qoftë se reformat zhvillohen më tej në fushën e sundimit të ligjit dhe në dritën e çështjes së marrëdhënieve me Kosovën. Prandaj ne pjesërisht kemi prekur se si mund të arrijmë një kornizë ligjore, një zgjidhje kontraktuale për Kosovën?

Ndërsa Vucic tha se Serbia ka përpara një rrugë të vështirë, sidomos kur flitet për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë.

?I thashë kancelares Merkel se është më e rëndësishme të duash vendin e fëmijëve, sesa paraardhësve të tij. Serbia është e gatshme për një zgjidhje, por zgjidhja do të sjellë hu,bje në të dyja anët. Mund të jetë më mirë nëse askush nuk është i kënaqur, ka shumë zgjidhje të vështira, ndërsa për Serbinë e vetmja e vështirë është ajo ku Serbia është humbësi i vetëm.?
Deklarata e presidentit serb vjen në kohën kur delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi janë në përfundim të bisedimeve dy ditore në Bruksel.

Recommended