Aksident në Durrës, shënohen dy viktima - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pakujdesia në timon merr sërish dy jetë njerëzish.



Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit pranë një karburanti, ku një taxi u godit nga pas nga një mjet tip benz, duke lënë të vdekur, shoferin 60 vjeç dhe një pasagjere.



Viktimat janë shoferi i taksisë Bujar Agalliu 60 vjeç nga Durrësi dhe Elena Avdillari 23 vjeçe nga Tirana.



Nga përplasja e fortë, taksia goditi fillimisht barrierat e autostradës dhe më pas përfundoi në ambientet e karburantit.



Policia sqaroi se 23 vejcarja Elena Avdillari po kthehej nga porti i Durrësit. Ajo do të nisej me traget drejt Italisë, por për shkak të mungesës së dokumenteve, uniformat blu në port e kishin kthyer mbrapsht. Kështu, ajo mori taksinë për t?u kthyer në Tiranë..



Ndërkohë edhe pse u largua nga vendi i ngjarjes duke braktisur mjetin, policia ka arritur të identifikojë autorin e aksidentit. Ai është Fatjon Zhaporja 34 vjeç.

Recommended