Basha, “tur” për ndihmën ekonomike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shkuar ne Kamez per te dëgjuar historinë e disa prej familjeve qe jane përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Gjate javes se fundit, çdo dite partia me e madhe e opozitës ka folur ne lidhje me përjashtimin nga ndihma ekonomike te 20 mije familjeve duke e cilësuar kete nje emergjence kombëtare



Basha: Për çfarë u thanë që s?keni pikë mjaftueshëm? U dhanë shpjegim?

Shpresa Arapi: Jo fare. Kemi mbetur pa asnjë lek. Nuk kemi asgjë dhe frigoriferin e kam bosh.

Basha: Pra, pa ndihmën ekonomike, ju do t?ju presin edhe dritat dhe ujin. Ose do t?ju marrin do t?ju çojnë në burg. Kjo është e papranueshme.



Bashkëshortja e Artur Rungos: Listën e kam bërë të gjatë në dyqan dh s?kemi me çfarë të paguajmë. Vetëm me borxhe dhe asnjë lloj ndihme.

Basha; Nuk u dhanë shpjegim pse ua hoqën ndihmën?

Artur Rungo: Jo fare, asnjë shpjegim.



Basha e ka cilësuar kriminale vendimin e qeverise per t?u hequr ndihmën ekonomike këtyre familjeve.



Pranvera Tetovaj: Nënën e kam të paralizuar. Asistencën ma kanë hequr. Lekët e përmbytjes nuk i kemi marrë. Skam asgjë, as dyshek për nënën.?

Bashkëshortja e Gëzim Ukdashit: Edhe ujin na e kanë ndërprerë. Kush të na japë ndonjë pikë ujë, e marrim. S?kemi lekë të blejmë një thes miell, pale dritat dhe ujin.

Basha: Prandaj kemi ardhur, në radhë të parë t?i tregojmë botës kujt ia kanë hequr ndihmën, njerëzve më të pamundur dhe kjo është kriminale. Kjo do të thotë t?ju kërcënojë me bukën e gojës.



Nesër Lulzim Basha do te përballet ne parlament me kryeministrin Edi Rama pikërisht per problematiken e familjeve qe jane hequr nga skema e ndihmës ekonomike.