Xhafaj: Veting për politikën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë prezantimit të projektligjit për vetingun në radhët e policisë, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj tha në Komisionin e Sigurisë se është i hapur që vetingut t?i nënshtrohen dhe politikanët.Në draftin i cili mund të prezantohet, Xhafaj theksoi se ai do të ishte i pari nga radhët e politikës që do ta votonte me të dy duart.Ministri i brendshëm iu përgjigj dhe akuzave të opozitës se policia vijon të jetë e mbërthyer nga pandëshkueshmëria apo dhe korrupsioni.Projektligji i cili pritet të kalojë me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare ka një kosto prej rreth 5 milionë dollarësh për dy vite.
Në sitën e kontrollit të pasurive integritetit apo dhe eficencës në punë do të kalojnë të gjithë efektivët e policisë së shtetit, ata të gardës si dhe shërbimit të kontrollit të brendshëm.
Një veçori e projektligjit është dhe mundësia e vetingut për ish-efektivët e policisë të liruar tashmë por që sipas vendimeve të gjykatave mund të kthehen në pozicione të njehsuara me gradën.
Xhafaj tha se me vullnetin e tyre ata mund të hetohen dhe të rikthehen në polici në bazë të konkluzioneve të vetingut.

Recommended