Report TV - Varrezat e ushtarëve grekë, protestë në fshatin Dragot, Tepelenë
  • 6 years ago
TEPELENE - Në Dragot të Tepelenës, disa shoqata patriotike kanë protestuar këtë të diel, kundër gërmimeve për gjetjen e eshtrave të ushtarëve greke, të rënë në Luftën italo-greke të vitit 1941.

Protestuesit janë mbledhur nga qytete të ndryshme të jugut të vendit, por edhe nga Tirana. Ata kërkojnë ndërprerjen e gërmimeve, pasi sipas tyre në Dragot po falsifikohet historia. Protestuesit pretendojnë se eshtrat e gjetura nga gërmimet e ditëve të fundir, nuk i përkasin ushtarëve grekë, por atyre italianë të cilët pasi pushtuan Shqipërinë, i shpallën luftë edhe Greqisë.

Me pankarta në gjuhën italiane, protestuesit shkruanin se "grekët po abuzojnë me zhvarrimet e ushtarëve, pasi eshtrat e gjetura janë të falsifikuara". Ato i përkasin një garnizoni italian të të Luftës së Dytë Botërore, të quajtur "Ujqit e Toskanës", thuhet në pankartat e protestuesve në gjuhën italiane.
Recommended