Bashkia marrëveshje me Ujësjellës-Kanalizimet, Veliaj: Të përkushtuar për të rritur investimet
  • 6 years ago
Bashkia e Tiranës është institucioni i parë vendor që nënshkruan marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve për të rritur cilësinë e shërbimet ndaj qytetarëve. Kjo marrëveshje, e cila u firmos nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe drejtori i AKUK, Arben Skënderi, në prani edhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, synon të sjellë përmirësim të mëtejshëm të performancës së UKT-së në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve, si dhe grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
?Jam shumë i lumtur që jemi bashkia e parë që firmosim një marrëveshje të tillë. Pas suksesit të stabilizimit të situatës energjetike në vend dhe të llogarive financiare të sistemit, po bashkojmë forcat për një sfidë tjetër, atë për rehabilitimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve. Sigurisht, qytetarët duan shërbim, po sigurisht që shërbimi vjen përmes një malli i cili kërkon duhet paguar?, tha Veliaj.
Recommended