Studim për ndërrimin e orës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtarët e Parlamentit Europian votuan një rezolutë jo detyruese për të nxitur Komisionin Evropian që të kryejë një vlerësim të plotë të marrëveshjeve të orës për kohën e verës dhe nëse është e nevojshme ?të dalë me një propozim për rishikimin e saj.



Kjo nismë është nxitur nga një peticion i 70,000 qytetarëve finlandezë, të cilët fajësojnë ndërrimin e orës për një sërë problemesh shëndetësore.



Studime të shumta kanë dështuar të arrijnë në një konkluzion të përbashkët, megjithatë kanë treguar se ka efekte negative tek shëndeti i njeriut. Për këtë arsye, eurodeputetët, me 384 vota pro dhe 153 kundër, kërkuan një studim shkencor përfundimtar përpara se të merret masa e heqjes së ndryshimit.



Ndërrimi i orëve është bërë i zakonshëm gjatë viteve ?70, por është testuar edhe më herët nga Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria dhe Spanja ishin të parat në Europë që filluan të zbatonin orët e verës dhe orët e dimrit në vitin 1974.

Arsyetimi i atëhershëm ishte se nëse drita e diellit do të zgjaste më shumë në mbrëmje, atëherë dritat do të ndizeshin më pak. Por studimet e kanë hedhur poshtë këtë pretendim, pasi në terma vjetorë, një familje kursen më pak se 2.6 euro nga fatura e energjisë.

Përkundrazi, sipas studimeve, ndërrimi gjashtëmujor i orëve sjell më tepër efekte negative. Gjatë kësaj kohe ka më tepër infarkte, më shumë aksidente rrugore, dëmtime në shëndetin e të rinjve dhe të moshuarve si dhe ulje te produktivitetit ne pune.

Teksa shumë deputetë u shprehën të zhgënjyer që heqja e kësaj praktike nuk u bë menjëherë, kishte dhe të tjerë që kërkuan të mos përdoret ora standarde (pra ajo e dimrit), por të qëndrojë gjatë gjithë vitit ora e verës.



Një lëvizje e tillë është ndjekur nga shtete si Turqia, Islanda, Argjentina, Kili, etj., të cilat kanë kaluar në orët e përhershme verore. Ndërkohë Rusia ka kaluar në orët standarde përgjithmonë, pasi gjatë orëve verore vonohej shume lindja e diellit.

Recommended